TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndërsa jahti ishte duke u fundosur ky është momenti kur turistët italianë janë shpëtuar në Zvërnec të Vlorës gjatë orëve të para të mëngjesit.
Në jaht ishin katër turistë, mes tyre një fëmijë. Aksidenti është shkaktuar kur jahti është përplasur me disa shkëmbinj nënujorë në afërsi të Zvërnecit.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe roja bregdetare. Një nga turistët ka treguar se ishin nisur nga Sllovenia dhe gjithçka ka ndodhur pasi nuk kanë parë shkëmbinjtë.
Shërbimet e Policisë Kufitare u vijnë në ndihmë katër turistëve italianë, të dëmtuar gjatë një udhëtimi me skaf. Më datë 07.06.2022, rreth orës 05:30, në zonën e quajtur “Hunda e Plakut”, në plazhin e Zvërnecit një mjet lundrues (skaf), me drejtues shtetasin G. V., 61 vjeç, banues në Pavia, Itali, është përplasur me një shkëmb nënujor. Në mjet ndodheshin shtetasit M. R., 38 vjeç, K. B., 33 vjeçe dhe një i mitur, banues në Pavia, Itali.
Shërbimet e Policisë Kufitare sapo janë njoftuar, kanë organizuar punën me qëllim nxjerrjen e shtetasve në breg.
Si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara të Policisë Kufitare dhe GDF është bërë e mundur nxjerrja e katër shtetasve italianë në breg. Të dëmtuarve u është dhënë ndihma e parë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.