TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Haki Çako në një lidhje direkte për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për zjarret në Sazan dhe kapacitetet e Shqipërisë për t'ju përgjigjur situatave të emergjencës.
Analisti Neritan Sejamini, e pyeti Çakon se sa janë rritur buxhetet e emergjencave civile dhe i kujtoi se në vendin tonë blihen ende zjarrëfikëse të viteve 80', sepse kanë kosto të ulët.
Sipas Çakos, Bashkitë kanë buxhetet e tyre të dedikuara emergjencave si në rastet e zjarreve.
Pjesë nga biseda në studio:
Neritan Sejamini: Sa është rritur buxheti i emergjencave civile?
Haki Çako: Duhet të kuptojmë, në kontekstin e ligjit për mbrojtjen civile, buxheti shpërndahet në shumë forma. I dedikohet agjensisë kombëtare për bashkërendimin e strukturave, pastaj një buxhet i alokuar drejtpërdrejt bashkive për marrjen e masave dhe zvogëlimin e riskut. Bashkitë kanë buxhet të dedikuar për këtë. Është detyrë e tyre për të reaguar drejtpërdrejt. Kanë tagrin dhe të drejtën të rrisin kapacitetet në maksimum.
Neritan Sejamini: Nga një analizë e buxheteve të bashkisë, në përjashtim të Tiranës, bashkitë e tjera kanë buxhete minimale. Edhe blerjet e zjarrëfikëset janë të përdorura. Është teknologji e viteve 80'-90'. Janë buxhete minimale. Bëhet më shumë për të shtuar numrin, për të thënë kemi zjarrëfikës, sesa për të patur vërtet zjarrëfikëse.
Haki Çako: Është çështje politikbërje. Edhe në ligj është alokuar dhe përcaktuar fondi. Ju referuat Bashkisë së Tiranës, sepse është më e madhja në kapacitete, numër popullësie dhe në risk. Buxhetet dhe politikat i bëjnë Bashkitë. Ne, bëjmë koordinimin.
Neritan Sejamini: Nëse ka një gjë të pritshme, janë të pritshme zjarret. Besoj do të jenë problemet kryesor. Në punojmë në media. Gazetarëve u kam thënë, duhet të shohim çfarë ka ndodhur me buxhetet. Është diçka e pritshme. Vërtet ka emergjenca civile, por kur vjen puna te zjarret, është pothuajse e sigurtë që do të ketë zjarre, ndaj duhet të ketë përgatitje.
Haki Çako: Jam i qartë, e vlerësoj. Kapacitetet tona nuk janë në nivelet që duhet. Jemi duke punuar me një projekt me qeverinë italiane, 30 milionë euro, për të rritur kapacitetet e Bashkive, për çështjen e zjarreve. Pritet të implementohet shumë shpejt. Duhet ta ritheksoj, është shumë e rëndëishsme, përceptimi mbarëshoqëror për çështjen e zjarrit. Kemi probleme që lidhet drejtpërdrejt me reagimin e qytetarëve.