TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka zhvilluar një takim me reporterin special për Ballkanin Perëndimor, Peter Beyer.
Me anë të një postimi në Facebook, Tabaku thotë në fokus të bisedës ishin sundimi i ligjit, lufta ndaj korrupsionit dhe shqetësimet e tjera të ngritura në raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet në vend.
Tabaku ka ngritur shqetësimin e dhënies së koncesioneve dhe kontratave për zonat e mbrojtura si Butrinti dhe zonës së Vjosë-Nartës.
Postimi i plotë i Jorida Tabakut:
Kenaqësi takimi me zotin Beyer, reporterin special për Ballkanin Perëndimor. Njohës i mirë i Shqipërisë dhe problematikave kyçe në Ballkanin Perëndimor e veçanërisht këtu.
Në fokus të bisedës sonë ishin temat:
Së pari, sundimi i ligjit është problemi kryesor që cënon demokracinë në Shqipëri, zgjedhjet e lira, varësia e institucioneve ndaj qeverisë dhe grupeve kriminale.
Së dyti, lufta ndaj korrupsionit dhe pandëshkrueshmëria në novelet e larta të qeverisjes dhe pushtetit që cënon të ardhmen Europiane të atdheut! Sot drejtësia e re duhet të shpaguajë besimin, mundin dhe fondet që janë shpenzuar për të. Duhet të dëshmojë pavarësinë, integritetin dhe profesionalizmin për të cilin u votua. Ajo sot është në testim!
Së treti zgjedhjet dhe shqetësimet e raportit të OSBE-ODIHR, përdorimi i krimit dhe burimeve shtetërore, ndryshimet e njëanshme të kodit zgjedhor!
Së katërti, shpreha shqetësim në lidhje me problemin e ndërtimit, koncensioneve dhe kontratave të lidhura në zonat e mbrojtura, si Butrinti dhe zonën e Vjosë-Nartës.
Tani koha është që qeveria të përmbusjë detyrimet e saj, drejtësia e re të përmbushë pritshmëritë dhe mbi të gjitha parlamenti përmes Komisionit të Integrimjt, KKIE dhe opozitës të jetë mbikqyrëse e punës në këtë drejtim.
Ne kërkojmë përmbushjen e kritereve për një Shqipëri më të mirë! Jo vetëm për një Shqipëri në BE!