AKTUALITET, 6 Qershor 2022, 23:30

"Nuk fiket zjarri me degë pemësh!"/ Shemsi Prençi: Kapacitetet teknike nuk janë në gatishmëri, ekipet vajtën me lopata!

"Nuk fiket zjarri me degë pemësh!"/ Shemsi Prençi:
Shemsi Prençi

Ish kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, ishte i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli për situatën e zjarreve në ishullin e Sazanit. 

Prençi tha se kapacitetet teknike nuk janë në gatishmëri për trajtimin e emergjencave të tilla. 

"Ekipet e Ministrisë së Mbrojtjes ishin vetëm me lopatë, ndërkohë që mbi 700 pompa shpine i ka dhuruar TAP. 

Ende sot, në prefektura dhe bashki nuk ka mbërritur plani i menaxhimit të zjarreve. Nuk fiket zjarri me degë pemësh. Kapacitetet teknike nuk janë në gatishmëri. Kanë harruar të marrin pompat e shpinës. 740 i ka dhuruar TAP

E them me përgjegjshmëri. Si ka mundësi Presidenti i Republikës reagon një ditë pas zjarrit, por ministri, katër ditë pas zjarrit? Ka të bëjë me përgjegjshmërinë.

Jemi mësuar ti fshehim gjërat. Nuk është folur kurrë për emergjencat civile. Kemi patur situatën më të mirë, kur nuk ishim vend anëtar i NATO-s. Kemi patur edhe strukturën e pyjeve, të policisë pyjore. Kemi patur më të mirë organizimin operacional në nivel prefekture dhe nivel qëndror. Tre vitet e fundit, kapacitetet raportohen me zero gatishmëri. E pafalshmë për vend të NATO-s.

Të thuash i kemi përmirësuar, kur qytetarët shohin në media që asnjë strukturë, nuk disponon kapacitete teknike...