TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka folur për situatën e zjarreve në Sazan, ku ende ka vatra të pashuara.
Në një lidhje direkte për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Çako tha se një pjesë e konsiderueshme e zjarrit është lokalizuar dhe se nuk ka rrezik për shpërthimin e municioneve.
"Vazhdon ende prezenca e zjarrit në Sazan pavarësisht punës së bërë nga të gjitha strukturat në vend. Është lokalizuar një pjesë e konsiderueshme, një pjesë që ka pasur tentativë për të shkuar në pjesën e bazës, dhe aktualisht mbetet pjesa juglindore ku ka shumë shkurre. Nuk ka asnjë rrezik për shpërthimin e municioneve, sepse kemi dërguar dhe ekspertë xhenierë që njohin shumë mirë hartën, por aktualisht nuk ka problem dhe nuk rrezikohen forcat", deklaroi Çako.
I pyetur nga Ylli Rakipi se përse nuk janë përdorur helikopterë për fikjen e zjarreve, Çako tha se helikopteri është në remont, por shpjegoi se do të përdoren në bashkëpunim edhe me ndërkombëtarët.
Ylli Rakipi: Përse nuk përdoren helikopterë? Ka pasur shumë pyetje. A ka Shqipëria helikopterë?
Haki Çako: Helikopterë ka, kanë kohën e remontit sa kanë edhe orët e fluturimit në ajër. Sapo kemi filluar sezonin e verës. Një nga mjetet kryesore është në një remont të pjesshëm. Për pak ditë vihet në dispozicion. Kemi helikopterë të tjerë, por nuk janë me operim me kova për fikjen e zjarrit. Po e ndjekim situatën hap pas hapi. Determinant në fikjen e zjarrit kanë qenë forcat nga toka. Në darkë, pas vlerësimit total të situatës, pritet të ndërhyjmë edhe nga ajëri.