TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Flamur Noka thotë se pas zgjedhjeve të drejtuesve të PD, kjo parti ka lidership dhe tashmë "nuk është më e kapur".
Në një lidhje direkte për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Noka tha se PD do të hapet dhe ekipi drejtues do të luftojë për ta kthyer atë në një parti fituese.
"Kur nisi Foltorja, ishte një lëvizje për të shpëtuar Partinë Demokratike, e cila ishte marrë peng dhe po tërhiqej për hunde dhe po këqpërdorej nga Edi Rama. Foltorja misionin e saj e kreu më së miri. Energjizoi demokratët.
Pra, ka një opozitë, ka një PD që bën opozitë. Nuk ka opozitë të kapur. Ka një lidership, ka një ekip lidershipi, i cili i del për zot dhe do të luftojë për të rikthyer PD në pushtet dhe për ta bërë fituese.
Nuk do të thotë se misioni i PD, përfundon me zgjedhjen e këtyre organeve.
***
Alibeaj nuk është kryetar i grupit parlamentar. Është kryetar i emëruar nga Gaz Bardhi dhe nga askush tjetër.
Partia Demokratike, sapo ka përmbyllur procesin e brendshëm organizativ të strukturave. Do të shihni procesin për hapjen e saj.
Sa i përket vulës, jemi dëshmitarë që qeveria ka bërë gjithcka për të kompromentuar gjykatën e Tiranës dhe duke e involvuar në vendime dhe deklarata politike.
Ne nuk na jep kush gjë, i kemi fituar gjërat vetë. PD nuk është e ushtarëve të Ramës, por e demokratëve. Askush nuk mund të marrë PD-në dhe ta fusë në sqetullën e Edi Ramës.