AKTUALITET, 7 Qershor 2022, 08:35

Ulje temperaturash dhe vranësira në pjesën e dytë të ditës, si paraqitet moti për sot

Ulje temperaturash dhe vranësira në pjesën e dytë të

Shqipëria mbizotërohet nga motit i kthjellët dhe vranësira të lehta gjate orëve të paradites por pjesa e dytë e ditës sjellë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas MeteoAlb, më të theksuara në zonat malore. Parashikohet që orët e mbrëmjes të sjellin përmirësim të motit duke ri-kthyer kthjellime dhe vranësira të shpeshta por pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.