TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama në Samitin Rajonal të Transportit foli edhe për Ballkanin e Hapur, për të cilën u shpreh se do të vazhdojnë me projektet që kanë nisur me qëllim për të jetësuar katër liritë e lëvizjes së Bashkimit Evropian.
“Pas këtij samiti do të shkoj në një tjetër samit të Ballkanit të Hapur në funksion të ecjes sa më shpejt të realizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve dhe jetësimit të katër lirive të BE
Këto katër liri të lëvizjes së BE në Ballkanin Perëndimor janë ajo çka për ne është jetike, ajo çka për sigurinë në këtë rajon është jetike, ajo çka për paqen dhe zgjidhjen e konflikteve në këtë zonë të Evropës është jetik.
Nuk dua të zgjatem me projektet, por më vjen mirë që kemi hyrë në një fazë tjetër të planit ekonomik të investimeve dhe falë rritjes së mbështetjes së BERZH edhe falë një sinergjie shumë më të madhe brenda për brenda rajonit dhe një kuptimi më të thellë dhe konkret të domosdoshmërisë për të bashkuar këto forca në funksion të së ardhmes”, tha Rama.
Kryeministri u ndal gjithashtu edhe tek projekti i korridorit blu, duke theksuar se janë në faze të avancuar. Ai deklaroi se BE duhet të mbështesë Malin e Zi sepse nëse segmenti që lidh Kroacinë me Shqipërinë përmes Malit të Zi do të mbetet i pazhvilluar, një pjesë e këtij korridori do të humbasë.
“Ne jemi një fazë të avancuar të korridorit blu. Është në rrugën e ndërtimit, segmente të tjera janë në fazën përfundimtare te tenderit ndërkombëtar dhe në harkun e këtij mandati të tretë ne do të shikojmë frytet e këtij kantieri të madhe
Shpresojmë që BE të mbështesë Malin e Zi sepse nëse segmenti që lidh Kroacinë me Shqipërinë përmes Malit të Zi do të mbetet i pazhvilluar, një pjesë e këtij korridori do të humbasë”.