AKTUALITET, 7 Qershor 2022, 08:30

Ballkani i Hapur/ Rama, Vuçiç dhe Kovaçevski do të takohen sot në Ohër

Ballkani i Hapur/ Rama, Vuçiç dhe Kovaçevski do të

Ditën e sotme dhe të mërkurën (7 dhe 8 qershor) do të mbahet samiti i nismës “Ballkani i Hapur” në Ohër.

Sipas Tanjug, në samit do të jetë i pranishëm Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i cili do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama.

Gjithashtu janë planifikuar takime të veçanta me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Zoran Tegeltija.

“BE do që të aplikojë një projekt të quajtur Ballkani i Mbyllur”, tha Lavrov duke e cilësuar këtë një veprim kundër interesave ruse.

“Ne vlerësojmë nismat kurajoze të ndërmarra nga Serbia dhe Presidentit Vuçiç, i cili ka theksuar se nuk do të angazhohet në veprime kundër Rusisë, edhe pse BE do që vendet kandidate të rreshtohen në veprime rusofobike”, tha ai ndërkohë që shtoi:“Siç duket qartë, ata që lëvizin fijet në Bruksel nuk e duan këtë.

Ata nuk duan që ne të mbështesin Beogradin, përfshi Ballkanin e Hapur. Duket qartë që ata që janë Bruksel, por edhe NATO duan të aplikojnë në Ballkan projektin e Ballkanit të Mbyllur”.

Kjo është një ndër deklaratat më të forta të bëra nga një shef diplomacie i huaj në lidhje me Ballkanin e Hapur ku Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë angazhuar seriozisht në implementimin e kësaj nisem.