TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zjarri i cili nisi ditën e djeshme në masivin pyjor të Repsit në Mirditë vijon të jetë aktiv edhe sot. Era ka favorizuar përhapjen e flakëve në disa drejtime dhe pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve, nuk është vënë nën kontroll.
Në terren kanë mbërritur dhe 50 ushtarë, të cilët me mjete rrethanore po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Një tjetër vatër zjarri e cila është ende aktive është ajo në Ishullin e Sazanit. Forcat zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë janë ende në luftë me zjarret prej tre ditësh.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bën me dije sot se për këtë i ka ardhur në ndihmë Greqia e cila i është përgjigjur pozitivisht kërkesës për të sjellë avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit në Sazan.