AKTUALITET, 4 Prill 2023, 16:25

"Emaili im i fundit para arrestimit!"/ Donald Trump prononcohet para se të dalë para gjykatës

"Emaili im i fundit para arrestimit!"/ Donald Trump prononcohet para

Donald Trump pritet të arrestohet në orët në vijim dhe të dalë para një gjykate në New York. 

Ish presidenti u ka dërguar një email të gjithë atyre që janë në listën e tij të kontakteve, ku e quan ditën e sotme "një ditë tragjike për Republikën". 

Emaili i dërguar nga ana e tij, mban titullin, "emaili im i fundit para arrestimit tim", në të cilin ai kërkon që njerëzit të "japin kontributin e tyre për të shpëtuar Amerikën" dhe përfshin një link për mbledhjen e fondeve. Ai gjithashtu shpreh shqetësimin se SHBA po bëhet një "vend marksist i botës së tretë".

Pak kohë pasi u dërgua emaili, Trump postoi një mesazh me shkronja të mëdha në Truth Social, platformën e mediave sociale që ai posedon, duke kritikuar vendndodhjen e gjykatës ku do të shfaqet në New York si një "vend i padrejtë me disa zona që votuan me 1% për Republikanët".

Trump gjithashtu quan gjyqtarin "të anshëm" dhe thotë se familja e tij janë "njerëz të njohur që urrejnë" atë. 

"KANGAROO COURT!", përfundon Trump, që përkthehet si "Gjykatë kangurësh"...

Akuzat ndaj ish presidentit lidhen me një pagesë prej 130,000 dollarësh për aktoren e filmave pornografikë, Stormy Daniels, për të blerë heshtjen e saj.