AKTUALITET, 4 Prill 2023, 14:24

Laboratori i heroinës në Has, Apeli i GJKKO i shton dënimin grupit, rikthen për gjykim Astrit Avdylin

Laboratori i heroinës në Has, Apeli i GJKKO i shton dënimin

Gjykata e Posaçme e Shkallës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi më shumë se një vit më parë Astrit Avdylin me 12 vite burg për përfshirje në laboratorin e heroinës në Has, por çështja është kthyer për rigjykim.

Kjo pasi Apeli i GJKKO, ndryshoi vendimin e shkallës së parë për disa nga të akuzuarit për laboratorin e heroinës në Has. Gjyqi do të nisë edhe njëherë, por me trupë tjetër gjykuese. 

Vendimet e GJKKO: Gjevi Ndoka 8 vjet 8 muaj; Altin Avdyli 6 vjet 8 muaj; Esat Mehmeti 10 vite; Petrit Suljemani 8 vjet 8 muaj; Sajmir Sulejmani 8 vite; Hajri Seferi 10 vjet 8 muaj; Orges Jahoelezi 6 vjet 8 muaj; Shkëlqim Avdyli 4 vjet 8 muaj; Mario Zeqiri 4 vjet 8 muaj; Elton Shehaj 4 vjet 8 muaj; Ardit Gjyriqi 4 vjet 8 muaj; Admir Hoxha 12 vite; Hekuran Hoxha 10 vjet 8 muaj; Vehbi Berushi 8 vite; Anila Shuti 2 vjet – 25 muaj shërbim prove; Xhavit Shyti 8 vite dhe Flamur Çela 8 vite.