TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një notere është vënë nën hetim me akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës.
-Strukturat për Hetimin e Krimeve të DVP Fier, menjëherë pas publikimit të disa pamjeve në emisionin investigativ “Stop”, ku dyshohet se një shtetase me profesion notere kishte falsifikuar dokumentet, kanë referuan materialet në Prokurori për veprat penale "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve", "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Shpërdorimi i detyrës”, në ngarkim të shtetases A. H., 51 vjeçe, me profesion notere.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se gjatë ushtrimit të profesionit, ka falsifikuar vulën e profesionit dhe dokumente të ndryshme. Vijon puna, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.