AKTUALITET, 4 Prill 2023, 14:51

Aksident te kryqëzimi i Surrelit, dëmtohet një makinë

Aksident te kryqëzimi i Surrelit, dëmtohet një makinë

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në rrugën që të çon drejt fshatit Surrel në kryeqytet.

Një makinë ngjyrë e bardhë është aksidentuar në pjesën e përparme të tij, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të plagosur.

Ambulanca është parë në vendin e ngjarjes, ndërsa policia nuk ka informacion zyrtar për aksidentin dhe nuk dihet nëse ka të plagosur.