TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aldi Mustafa, 37-vjeçari që ishte shënjestër e atentatit të djeshëm me eksploziv në Shkozet i ka shpëtuar dhe më parë vdekjes.
Mustafa një emër i njohur për policinë, i shpëtoi një atentati në Kavajë në vitin 2012. Ndaj tij u qëllua me 120 plumba, ku 12 prej tyre e kapën Mustafën në pjesë të ndryshme të trupit.
Por shoku i tij humbi jetën, ndërsa bashkë me ta ishte dhe një vajzë.
Për atentatin e djeshëm policia ka shoqëruar në polici 8 persona të cilët dyshohet se mund të jenë të lidhur ose kanë informacion në lidhje me këtë atentat.
Ndërkaq dyshohet se katër nga të ndaluarit të jenë dhe autorët e atentatit të së hënës në Shkozet.
Në dëshminë e tij të dhënë para grupit hetues Mustafa ka mohuar që të ketë konflikte dhe se makinën e kishte të parkuar para shtëpisë para së të lëvizte. Ai ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve.
Aldi Mustafa njihet për lidhjet e tij me bandat dhe miqësinë me Aleksandër Lahon ose i njohur ndryshe si “Rrumi” i Shijakut. Ky i fundit një nga personat më të përfolur për ngjarjet kriminale, përfshirë edhe atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoj.
Muftafa në gusht të vitit 2021 ra në prangat e policisë si një nga 3 personat që kishte planifikuar një vrasje në Durrës, kundrejt pagesës.
Edhe më parë është dënuar me 10 vite burg për veprat penale, “Kanosja” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.