TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kandidati i Partisë Demokratike i dalë nga procesi i primareve për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka reaguar me shqetësim për një fenomen që i ka ndodhur qytetit, ku sipas tij është kthyer në një fjetore gjigante.
‘Pjesa më e madhe e të rinjve kanë ikur se kanë humbur shpresën! Të bëjmë gjithçka që pjesën më vitale të qytetit, të rinjtë e tij, t'i mbajmë këtu duke u krijuar mundësi!’, shkruan Boçi në Facebook.
Postimi i plotë:
Elbasani është kthyer në një fjetore gjigande ku banorët, të rinjtë kryesisht, ikin në mëngjes punojnë dhe e kalojnë ditën në Tiranë dhe vijnë në mbrëmje vetëm për të fjetur. Pjesa më e madhe e të rinjve kanë ikur se kanë humbur shpresën! Të bëjmë gjithçka që pjesën më vitale të qytetit, të rinjtë e tij, t'i mbajmë këtu duke u krijuar mundësi!
#Ndryshojmënë14Maj #BanNdryshimin #BashkëFitojmë #LuçianoBoçi