AKTUALITET, 4 Prill 2023, 14:14

Nuk sollën dy dëshmitarë për vrasjet e Ramazanit e Runajt, GJKKO i drejtohet SPAK-ut dhe BKH-së: Pse nuk erdhën?

Nuk sollën dy dëshmitarë për vrasjet e Ramazanit e Runajt,

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i është drejtuar kreut të SPAK Altin Dumanit dhe asaj të BKH-së Aida Hajnaj, për mosekzekutimin e urdhrit për të dërguar në gjyq dy dëshmitarë për vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Rigers Runajt.

Sipas togave të zeza, agjenti Saimir Çuka nuk ka shkuar në banesat ku shkonin dëshmitarët, por ia ka kërkuar këtë drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit.

Për këtë moszbatim urdhëri, gjyqtarja kryesuese Etleva Deda kërkoi sqarim nga prokurori Behar Dibra, ndërsa ky i fundit, argumentoi se agjentët e BKH-së në disa raste e kanë të pamundur të veprojnë për shkak të mungesës së shërbimeve mbështetëse.

Sipas "Ora News", njëri prej dëshmitarëve, Endri Karaj, në bazë të sistemit TIMS rezulton jashtë vendit, ndërsa për tjetrin nuk ka informacion se ku ndodhe. Ndërkohë në gjyq për vrasjet në Elbasan, munguan edhe të pandehurit Xhuliano Hoxha e Euglent Halili, të cilët u përfaqësuan nga avokatët.

Për vrasjen e Emiljano Ramazanit ndodhen në burg Euglen Halili (bashkëpunëtor i drejtësisë) dhe Xhuljano Hoxha, të cilën pranuan se kishin pasur rolin e vëzhguesit në krim. Pas hekurave ndodhet edhe Erion Alibej, i cili akuzohet se është urdhërues i këtij atentati e ndërsa si ekzekutor është  Nuredin Dumani. 

Ky i fundit ka qenë personi që drejtonte mjetin nga ku zbriti ekzekutori Klevis Kapllani dhe vrau Ramazanin, babanë e katër vajzave. Dumani ka treguar se pasi ka marrë porosinë ka qenë personi që ka organizuar dy vrasjet, për të cilat pretendon se është paguar nga Alibej, ndërsa ai ka organizuar të gjithë ngjarjen. Sipas tij, ai për vrasjen angazhoi Skerdi Tasin, ndërsa Henrik Hoxhaj, mendohet se ka pasur rolin e shoferit.