AKTUALITET, 4 Prill 2023, 15:37

Babai i ‘Rrumit të Shijakut’: Djali im s’ka asnjë njohje me Aldi Mustafën, s’janë takuar kurrë

Babai i ‘Rrumit të Shijakut’: Djali im s’ka asnjë

Babai i Aleksandër Lahos, i njohur si "Rrumi i Shijakut", Xhemal Muharremi ka mohuar se i biri ka njohje me Aldi Mustafën, të cilit iu vendos tritol në makinë. Në një intervistë të dhënë për "Report Tv", Xhemal Muharremi mohon që "Rrumi" të ketë njohje me Aldi Mustafën. Ai thotë se nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin dhe se nuk janë takuar asnjëherë. Madje shton se nuk ka pasur asnjë polic apo hetues që të shkojë të kërkojë kontakt me ta lidhur me atentatin që ndodhi dje në Shkozet, prej të cilit 37-vjeçari shpëtoi pa lëndime.

"Familjari ynë nuk ka asnjë lidhje me Aldi Mustafën. Prej disa kohësh në media qarkullojnë lajme të rreme se Aleksandër Laho (Rrumi) dhe Aldi Mustafa njihen dhe se kanë pasur kontakt me njëri-tjetrin, gjë që ne nuk mund t’ua pranojmë pasi nuk është e vërtetë.

Asnjë telefonatë nuk është shkëmbyer mes tyre dhe aq më pak të jenë takuar fizikisht. Familjari ynë nuk ka asnjë lidhje me Aldi Mustafën. E vetmja mënyrë nëpërmjet të cilës ne kemi parë lidhjen e këtyre dy emrave, ka qenë në media, asnjë polic, hetues, prokuror apo gjykatës nuk na ka kontaktuar të na marrë në pyetje ne apo familjarin tonë nëse Aleksandër Laho dhe Aldi Mustafa njihen me njëri-tjetrin."

Kujtojmë se dje, shënjestra e atentatit në fjalë ishte ishte Aldi Mustafa. 37-vjeçarit iu vendos lënda plasëse në makinën tip 'Volksëagen', te goma rezervë, por për fat të mirë mundi të shpëtonte pa lëndime. Mustafa njihet si një person me precedentë të mëparshëm penalë. Ai u përfshi në një plagosje në vitin 2001, ndërsa para një viti u arrestua nga Policia pasi iu gjetën 3 armë zjarri. Lirimi i tij në kushtet kur gjykata do të duhet ta gjykonte është një tjetër episod i pazbardhur. Sakaq, për shpërthimin mendohet se ka qenë një paralajmërim ndaj tij, pasi njihet si miku i "Rrumit të Shijakut".