TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Elbasanit pritet të vendosë sot për ekstradimin ose jo të shtetases ruse, Svetlana Timofeeva, e cila u arrestua pak muaj më parë në lidhje me sulmin në uzinën e armëve në Gramsh. Teksa sot togat e zeza do japin verdiktin, nga ana tjetër, ‘spiunia-blogere’ nuk ka pranuar që të ekstradohet.
Seanca gjyqësore në ngarkim të ruses spiune pritet të nisë pas pak në Gjykatën e Elbasanit.
Timofeeva, 33 vjeçe nga Rusia, u arrestua më 20 gusht të vitit 2022 së bashku me dy shtetas të tjerë, Mikhail Zorin, 23 vjeç nga Rusia dhe Fedir Aplatov nga Ukraina, pasi tentuan të hynin në ambientet e uzinës së armëve në Gramsh dhe hodhën sprej neuro-paralizues ndaj dy ushtarëve që ruanin objektin ushtarak.
Teksa përfundoi afati i arrestit me burg, Gjykata e Elbasanit vendosi zgjatjen e afateve të paraburgimit edhe pse ky vendim u cilësua i jashtëligjshëm dhe në shkelje të të drejtave nga ana e mbrojtjes.