AKTUALITET, 4 Prill 2023, 15:24

Akuzat për paratë ruse, Koçi: Drejtësia të hetojë me urgjencë Kryemadhin

Akuzat për paratë ruse, Koçi: Drejtësia të

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka kërkuar nga drejtësia të hetojë, Monika Kryemadhin në lidhje me implikimet e saj me oligarkët rusë.

Me anë të një deklarate për mediat, Koçi tha se çdo politikan e ka detyrim ligjor të deklarojë të ardhurat, ndërsa shtoi se ky veprim nuk është kryer nga Kryemadhi.

Sipas deputetit, dokumentet e publikuara në media tregojnë përfshirjen e Kryemadhit dhe lidhjen e saj me oligarkinë ruse.

 “Dokumentet e publikuara nga media flasin për përfshirjen e  Kryemadhit me oligarkinë ruse. Çdo politikan ka detyrimin ligjor që të deklaroj çdo qindarkë të ardhurash. Për këto shuma, Kryemadhi duhet të deklarojë, sepse nuk i ka deklaruar kurrë. Taktikat e presionit mbi mediat denoncuese nuk është gomone shpëtuese. PS i bën thirrje organeve të drejtësisë të hetojë me ekzigjencë të palëkundur. Drejtësia do duhet të hetojë dhe të dalë me një përfundim mbi akuzat që media ngre, për mosdeklarim, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë”, tha ai ndër të tjera në deklaratë për mediat.