TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ardian Muka, kandidati i "Shtëpisë së Lirisë" në Durrës, ka reaguar në lidhje me deklaratat e Yuri Kim, e cila ngrinte disa pyetje për kandidatët që sponsorizohen nga persona non-grata, në këtë rast nga Sali Berisha.
Muka tha se i cilëson deklaratat e Kim, si ndërhyrje në procesin zgjedhor, por deklaroi se ato nuk e shqetësojnë.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Ambasadorja Kim pyet, kush do t'ju zotërojë ju?
Ardian Muka: Mua do të më zotërojnë qytetarët, kontrata që do të firmos me qytetarët e Durrësit. Do të jem shërbëtor i tyre.
Ylli Rakipi: Kim thotë, çfarë duhet të presin SHBA-të nga ju?
Ardian Muka: SHBA-të tek unë do të gjejnë një aleat, por duhet të bëhet kujdes të mos shkelen konveta ndërkombëtare. Me sa di FBI është shprehur se çdo ndërhyrje e huaj në zgjedhje, do të merret si ndërhyrje në procesin demokratik.
Ylli Rakipi: A jeni i shqetësuar nga deklaratat e ambasadores dhe a i konsideroni si ndërhyrje?
Ardian Muka: I konsideroj si ndërhyrje por nuk më shqetësojnë shumë. Të gjithë më njohin, si njeri të ndershëm. Nuk kam as monopol, as të vrarë me firmën time, si kandidatët të tjerë, që ambasadorja në mënyrë indirekte po i përkrah.