TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht reperin e njohur, Noizy (Rigels Rajku), dhe babanë e tij, Bashkim Rajku, pas përplasjes me reperin Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Noizy shfaqej duke goditur me grushte reperin Cllevio.
Ka qenë pikërisht ky i fundit, i cili ka kallëzuar Noizyn dhe babanë e tij, pas ngjarjes së ndodhur dje para lokalit të Noizyt në Durrës.
Cllevio te një pjesë e publikut njihet edhe për këngët e tij sa ishte pjesë e TBA, por edhe ato që i ka publikuar në kohët e fundit.