AKTUALITET, 28 Shkurt 2023, 08:30

Dimri mbyllet me temperatura të larta, si do të jetë moti sot

Dimri mbyllet me temperatura të larta, si do të jetë moti sot

Sot merr zyrtarisht fund stina e dimrit. Dita e sotme do të mbizotërohet nga një mot me diell dhe vranësira kalimtare.

Pavarësisht motit të kthjellët, nuk do të mungojnë reshje shiu të dobta dhe lokale, kryesisht në orët e mbrëmjes.

Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 7-8 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Sa i përket temperaturave ato do të jenë: Zona malore 4/14°C Zona e ulët 6/22°C Zona bregdetare 10/20°C.