AKTUALITET, 27 Shkurt 2023, 21:33

"Oficerët gjyqësorë duhet të merren të pandehur!"/ Sejamini: Hetimi për vrasjen e Joy Aoko është zvarritur! Shteti ka heshtur

"Oficerët gjyqësorë duhet të merren të
Joy Aoko dhe Neritan Sejamini

Neritan Sejamini ka folur për vrasjen brutale të 22 vjeçares keniane, Joy Aoko, ngjarje e cila ende nuk është zbardhur nga autoritetet dhe nuk ka autor. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini tha se shteti shqiptar ka heshtur për ngjarjen dhe se ajo ka dalë në dritë falë gazetares Alice Taylor. Ai shtoi se oficerët gjyqësorë, duhet të merren të pandehur, nëse nuk kanë marrë provat siç e kanë detyrim ligjor. 

"Ajo vajzë është vrarë dhe ka qëndruar në gjendje kome derisa ka vdekur. Shteti shqiptar nuk ka njoftuar familjen e kësaj vajzës për javë të tëra. Shteti shqiptar nuk e ka bërë publike këtë ngjarje.

Ka patur heshtje totale mbi këtë ngjarje derisa u bë publike falë këmbënguljes së gazetares, Alice Taylor.

Sot, kjo ngjarje është e pahetuar dhe e zvarritur aq shumë sa ndoshta nuk do të merret vesh asnjëherë çfarë ka ndodhur.

Oficerët gjyqësor janë të parët që merren të pandehur, po të kishim vend normal. Nëse ata nuk kanë marrë provat duhet të merren të pandehur.

Këto pastaj, thirrja e shoferit, janë shfaqjet teatrale", tha Sejamini.