AKTUALITET, 27 Shkurt 2023, 20:47

"Vuaj nga zemra dhe diabeti"/ Dëshmia e shoferit të autobusit dhe pamjet e reja kur ai nuk arrin të frenojë (VIDEO)

"Vuaj nga zemra dhe diabeti"/ Dëshmia e shoferit të
Pas aksidentit

Të tjera pamje dalin nga aksidenti i frikshëm në Tiranë ku autobusi i linjës së “Unazës së Re”, u përplas me disa automjete duke lënë të plagosur 9 persona.

Panorama TV ka siguruar pamje nga brenda një automjeti që ndodhej në krahun e majtë të autobusit në momentin e përplasjes.

Siç shihet nga video, teksa i afroheshin kryqëzimit ku ndodhi aksidenti, një mjet i është futur përpara autobusit. Nga pamjet duket se autobusi ka pasur hapësirë të konsiderueshme nga mjeti që futet në parakalim.

Ende nuk është përcaktuar shkaku i aksidentit. Qytetarët që kanë qenë të pranishëm brenda autobusit, kanë treguar se shoferi humbi vetëdijen përpara përplasjes.

Shoferi ka dëshmuar se vuante nga problemet me zemrën dhe diabetin.

Dëshmia paraprake e shoferit të autobusit tregon se ai vuan nga zemra dhe nga diabeti. Sipas tij, në momentin e aksidentit nuk ka qenë i vetëdijshëm.

“Nuk e mbaj mend fiks çfarë ka ndodhur në atë moment. Vuaj nga zemra dhe nga diabeti,” – ka deklaruar shoferi.

Autobusi është përplasur fillimisht me një mjet tip “Audi”, “Audi” ka përplasur Porsche-n” dhe më pas është përfshirë edhe pjesa tjetër e makinave.