TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Denis Dyrnjaja, duke komentuar mosregjistrimin nga ana e gjykatës së Tiranës të “Lëvizjes Bashkë” për zgjedhjet vendore të 14 majit, tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se gjyqtarët kanë marrë fuqi mbi ligjin për të vendosur për fatin e partive politike, sepse ato kanë krijuar bindjen se nuk janë demokratike.
“Përse gjyqtarët kanë marrë këtë fuqi mbi ligjin për të vendosur për fatin e partive politike? Sepse partitë politike kanë shkelur parimin e demokracisë, nuk janë demokratike dhe kanë krijuar këtë bindje të gjyqtarët, te ne. Kemi arritur në pikën kur partitë politike kanë humbur gjithë substancën politike që bëjnë.
Partitë janë organizata që nuk respektojnë statute, programe, nuk zhvillojnë zgjedhje, s’ka garë, çdo gjë funksionon sipas udhëheqësit dhe këtu mbyllet historia, si në PS, si në PD, si në partitë e vogla.
Kemi patur parti, vetëm me një kryetar, që janë krijuar para zgjedhjeve dhe më pas janë shuar”-tha Dyrnjaja.