TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Artan Hoxha, duke komentuar në studion e emisionit “Të paekspozuarit”, atentatin e dështuar në Elbasan dhe arrestimin e Arben Spahiut dhe Arsen Preçit, tha se kjo është një ngjarje e rëndësishme për t’u hetuar nga SPAK-u. Sipas tij, kësaj ngjarjeje i duhet shkuar deri në fund sepse jemi përpara fushatës elektorale dhe Elbasani është zonë problematike.
“Elbasani dukej sikur ishte vënë në qetësi dhe kjo ngjarje. Në rastin konkret është zbuluar se do të përdorej në atentat një BMË X6, që tregon se kemi rritje të kostos financiare.
Ngjarja për fat është zbuluar rastësisht, pas denoncimit të një roje, që ka vënë në lëvizje policinë dhe kur ajo ka rrethuar zonën, një nga personat që është arrestuar, ka hedhur marsupin ku kishte pistoletën dhe dokumentet e identifikimit të falsifikuara në një kosh mbeturinash. Punonjësit e pastrimit, që nxjerrin mënjanë kanoçet, kanë gjetur pistoletën. Policia shkoi atje dhe ata nga frika nxorrën pistoletën dhe kështu u shkua te personat e përfshirë në këtë histori. Këtu është arrestuar Arben Spahiu, vëllain ia kanë vrarë në Belgjikë, një hetim që po e kryen Belgjika. Personi tjetër është Arsen Preçi , që i çonte ushqime dhe veshmbathje në burg Erion Alibeajt.
Personi ndaj të cilit u tha se do të bëhej atentat është e treta herë që thuhet se tentohet. Prokurorët e SPAK-ut që po hetojnë ngjarjet e Elbasanit dhe Erion Alibeajt kanë reaguar duke i kërkuar policisë së Elbasanit që të mos kishin kryer arrestime, sepse, sipas SPAK-ut, kjo ngjarje mund të jetë e stisur. Provat deri tani kanë treguar se kjo është një ngjarje reale dhe SPAK po përpiqej të bënte person të penduar Erion Alibeajn dhe kjo do ta dëmtojë tentativën e SPAK-ut.
Dumani që bëri zhurmën e madhe kanë qenë person i pajtuar nga Alibeaj.
Kjo është një ngjarje e rëndësishme për t’u hetuar dhe shpresoj që ta marrë SPAK-u dhe ka qenë ai prokurori, që sot u dha lajmi në media, që te tuneli Elbasan-Tiranë i kanë dalë përpara dy vëllezër që më pas u arrestuan nga policia. Kësaj çështjeje i duhet shkuar deri në fund sepse jemi përpara fushatës elektorale dhe Elbasani është problematik, sepse politika aty kërkon mbështetjen e grupeve kriminale”-tha Hoxha.