TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shoferi i autobusit të unazës është vënë në prangat e policisë pas aksidentit masiv që ndodhi paraditen e sotme në zonën e Sallvareve në Tiranë.
Ai akuzohet për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
Në aksident u përfshinë disa automjete, ndërkohë që 9 persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshëm mjekësore.
Ende nuk është përcaktuar shkaku i aksidentit. Qytetarët që kanë qenë të pranishëm brenda autobusit, kanë treguar se shoferi humbi vetëdijen përpara përplasjes.
Sipas pamjeve të siguruara nga disa anë shoferi nuk ka arritur të frenojë autobusin tip fizarmonikë. Afër kryqëzimit të "Shallvareve" ku ndodhi aksidenti, një mjet parakaloi autobusin, por ai nuk ka arritur të frenojë edhe pse kishte hapësirë të konsiderueshme nga mjeti që u fut në parakalim.
Qytetarët që kanë qenë të pasagjerë në autobus thanë se shoferi humbi vetëdijen përpara përplasjes.
Më pas ai dëshmoi se vuante nga problemet me zemrën dhe diabetin dhe, në momentin e aksidentit, nuk ka qenë i vetëdijshëm.
“Nuk e mbaj mend fiks çfarë ka ndodhur në atë moment. Vuaj nga zemra dhe nga diabeti,” -deklaroi shoferi.
Autobusi u përplas sot rreth orës 12.00, fillimisht me një mjet tip “Audi”, “Audi” ka përplasur Porsche-n” dhe më pas është përfshirë edhe pjesa tjetër e makinave, gjithsej 11, ndërsa nga përplasjet u plagosën 9 shtetas.