AKTUALITET, 27 Shkurt 2023, 21:18

Vrasja e Joy Aoko/ Abilekaj: Policia duhet të hetohet sepse fshehu ngjarjen!

Vrasja e Joy Aoko/ Abilekaj: Policia duhet të hetohet sepse fshehu

Analisti Enton Abilekaj, duke folur për masakrimin e 22-vjeçares Joy Aoko në gusht 2022, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se ngjarja e rëndë është shoqëruar me një akt kriminal nga policia, e cila e mbylli çështjen në nëntor. Abilekaj tha se policia duhet të hetohet, sepse ka fshehur dhe tjetërsuar ngjarjen e rëndë.

“Kemi të bëjmë me një akt, që përvec krimit që është bërë, është shoqëruar me akt kriminal nga polica. Njoftimi i policisë ka qenë i tillë që vëmendja e medias të mos tërhiqej. Ajo ka qenë në gjendje kome dhe ata thonin “dyshuar për vetëvrasje”.

Ngjarja është rikthyer në shtator dhe në nëntor, kur u bë e madhe dhe filloi të fliste edhe mamaja e saj. Filluan të shkruajnë edhe mediat keniane.

Policia e kishte mbyllur çështjen në nëntor. Janë gjendur të papërgatitur. Ata e kishin mbyllur çështjen, e kishin sajuar, mund ta kishin mbyllur edhe si vetëvrasje.

Policia e Shtetit është institucioni më pak transparent. Është rast që Policia e Shtetit të hetohet, sepse fsheh ngjarjet. Nuk është hera e parë.

Policia e Shtetit duhet të hetohet, sepse nuk ka ndodhur kurrë që Policia e Shtetit të fshehë dhe tjetërsojë ngjarjet”-tha Abilekaj.