TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ish-sekretarin e Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca se ka firmosur vjedhjen me tenderin për uniformat e policisë.
Gjatë mbledhjes me degët e PD-së në Tiranë, Berisha u shpreh se anëtarët e PS-së janë kthyer në lakenj dhe i bëjnë “furça” Edi Ramës.
Berisha: Pa tendera, pa garë të hapur s’mund të ketë asnjë kontratë. Ka dy vjet që po kërkojnë në qiell dhe tokë, s’kanë për të gjetur asnjë provë ndaj meje. Revolucioni është në një mision. Secili prej jush është misionar. Misioni kërkon që të bëjmë sa më shumë me veten. Misioni kërkon që të bindim çdo njeri që njohim. Me durim, të mos i supozojmë të tjerët si vetja jonë. Edhe s’na duan ndoshta, edhe kanë patur probleme.
Tani duhet të ulemi, duhet të flasim. S’është këtu për çështje të pushtetit të Sali Berishës apo të PD-së. Është për shpëtimin e Shqipërisë që bie çdo muaj më poshtë. Ne po përjetojmë mashtrimin. Shumë prej jush që keni përjetuar diktaturën, keni vënë re që edicionet e lajmet hapen me Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Këto ditë do dëgjoni se Edi Rama do zgjidhej Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Ajo zonja tha se do jetë Sekretar i 1 prillit. Nuk lë gënjeshtër në treg për të mashtruar.
Kur figura të diskredituara, të dënuar për falsifikatorë, për hajdutë, të marrë peng si vjedhës në prokurime, kalojnë nga studio në studio dhe bëjnë avokatinë e Edi Ramës, ky është njëlloj terrori që i bëjnë qytetarëve. Këtu është detyra e misionarit. Nëse ju angazhoheni me qytetarët, nuk mund të besojë. Kush mund të besojë Plarent Ndrecën i cili ka rekordet më të nxira. Sekretari i përgjithsëm në ministrinë e arsimit, ministrja doli me vilë.
Një vilë doli anash atje. Ky shkoi në prokurori dhe e tërhoqi. Doli tenderi i uniformave, ky është njeriu që me firmën e tij, ka autorizuar vjedhjet. Kanë qenë të kontraktuara, po marrë në mënyrë arbitrare, 20 mijë uniforma. Ka zbritur nga kontrata 7 mijë uniforma. Ka firmosur për 1/3 më pak. Lekët kanë përfunduar në xhepat e tij. Tani kalon nga studio në studio për të thënë gjithçka. Unë ndalem tek këta, se këta janë bërë lakenj të mashtrimit, të furçës për Edi Ramën dhe të mbulimit të të vërteta. Në këto kushte jemi. Çfarë duhet të bëjmë ne? Duhet të përdorim mediat sociale përveç takimeve.
Çdo gjë që dimë, çdo shpjegim duhet t’i hedhim në rrjete sociale. Populli opozitar duhet të jetë populli i mediave sociale. Revolucioni ka nevojë për to. Ne jemi në fushatë elektorale dhe ne do ecim të sigurt drejt fitores në këtë fushatë. Ne kemi një kandidat që mishëron tiparet më të mira të një të riu, të një familjari, të një qytetari dhe banori të këtij qarku. Imagjinoni se cilin ka karshi.