AKTUALITET, 27 Shkurt 2023, 21:52

“Pas Metës, SPAK do të thërrasë Damian Gjiknurin!”/ Artan Hoxha zbulon detajet nga çështja CEZ-DIA

“Pas Metës, SPAK do të thërrasë Damian
Fotomontazh: Artan Hoxha dhe Damian Gjiknuri

Analisti Artan Hoxha deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se Ilir Meta nuk është as dëshmitari i parë dhe as i vetmi për dosjen “CEZ-DIA”, sepse, sipas tij, SPAK do të kërkojë dëshmi edhe nga ish-zyrtarë dhe ish-ministra të shumicës së sotme në pushtet. Hoxha përmendi emrin e ish-ministrit të Energjitikës, Damian Gjiknuri, që drejtoi procesin e shtetëzimit të CEZ-it, në OSHEE-në e sotme, pas ardhjes së PS-së në pushtet.

“Meta ka të drejtë të thotë që çështja CEZ-DIA hapet sa herë ka probleme maxhoranca, pr meqë unë jam thirrur në SPAK për këtë çështje, që njihet si “Dosja 55”.

Kjo ka nisur në korrik 2019 dhe e ka hapur prokurori Altin Dumani që sot kryeson SPAK-un. E ka ndjekur dhe ka punuar pa bërë zhurmë. Jam thirrur 4 herë dhe më kërkuan një material dhe u habita duke i pyetur se nga e dinin që ekziston ku material.

Ai ishte një material i siguruar në Vjenë, jashtë territorit të Shqipërisë. Mu tha se ish-deputeti dhe ish-ministri i Energjitikës, Dritan Prifti, ishte thirrur dhe kishte vënë nën dijeni se ekziston një material i tillë, që e ka gazetari filan dhe ia ka vënë në dispozicion një diplomatit të huaj, kishte deklaruar Prifti.

Unë ia vura në dispozicion SPAK dhe aty flitet për shumë personazhe të rëndësishëm, ish-ministra, ish-presidentë, ministra, edhe këta që janë sot në pushtet, sepse kemi të bëjmë me energjinë që është motori i ekonomisë së një vendi.

OSHEE e sotme, CEZ-i i djeshëm u privatizua dhe më pas u shtetëzua dhe pas kësaj u bë një marrëveshje për të penguar gjyqin e Arbitrazhit, ku Shqipëria rrezikonte të humbte 130 milionë euro. Për të mos e bërë këtë, Kastriot Ismailajt i sekuatruan paratë që kishte në bankë dhe nga ai moment ai nuk paguante dot studion ligjore në Zvicër dhe ajo hoqi dorë.

Shqipëria nuk e fitoi çështjen në Arbitrazh, por i thau burimet avokatëve dhe ata e lanë çështjen.

Në këtë histori është përfshirë Dritan Prifti dhe ka deklarime edhe nga shtetas çekë.

Z. Meta nuk është i pari, aty do të shohësh shumë të tjerë që do të thirren. Do të thirren edhe nga maxhoranca, sepse është njqë histori që nisi në kohën në PD-së dhe u finalizua nga kohën e PS-së. Aty ka patur rreth 414 milionë euro dhe kanë marrë lekë për të tërë. Unë besoj se aty do të thirret ish-kryeministri Berisha dhe ish-ministri i Energjitikës kur është bërë marrëveshja, Damian Gjiknuri. Si u shtetëzua CEZ-i? Shteti shqiptar pagoi ca para për çekët që çësthja të mos shkonte në Arbitrazh”-tha Hoxha.