TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Artan Hoxha ka folur për përplasjen në distancë mes kryeministrit Rama dhe ish ministrit Arben Ahmetaj, lidhur me aferën e inceneratorëve.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha deklaroi se ka një perceptim që Edi Rama e ka "lëshuar" Arben Ahmetajn, por se ky i fundit i dha një mesazh në një emision televiziv, duke deklaruar se ai nuk mund të ishte "strumbullari" i inceneratorëve, pasi nuk kishte një fuqi të tillë.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Duket sikur Rama e ka "lëshuar" Arben Ahmetajn dhe i ka veshur kostumin, e ka bërë gati për burg…
Artan Hoxha: Deri tani është pritur me kërshëri që të dëshmojnë personalitete të nivelit të lartë për inceneratorët. Ahmetaj nuk është thirrur ende. Është thirrur Shkëlqim Cani. Kemi dëgjuar akuzat ndaj zotit Ahmetaj, kanë qenë akuza të bëra kryesisht në media.
Kryeministri tha “ata që kanë ngrënë dardha pas kurrizit tim”.
Zoti Ahmetaj dha përgjigje, që kryeministri të mos marrë rolin e gjykatës dhe e dyta, tha nuk kisha fuqi të bëja 17 vendime në një ditë. A mundjen një person i vetëm ta bënte këtë?
A mundej Saimir Tahiri të kanabizonte Shqipërianë pa lejen e komandantit? Jo! Por Tahiri vajti në burg për shpërdorim detyre.
Por, Ahmetaj ka dalë herët nga loja e inceneratorëve. Deri ku është përfshirë, është çështje hetimi. Por nuk po shohim që hetimi të shkojë më lart se zoti Koka dhe zoti Bllako.
A e ka lëshuar Rama, Arben Ahmetajn? Përshtypja është që po, por Arben Ahmetaj na tha troç, në këtë histori nuk jam unë strumbullari.