AKTUALITET, 27 Shkurt 2023, 20:17

“T’i dalim Zot Shqipërisë”, thirrja e PD-së për protestën e 3 marsit: Shqiponjat fluturojnë lart, por kthehen në fole (VIDEO)

“T’i dalim Zot Shqipërisë”, thirrja e PD-së

Sali Berisha ka ndarë në rrjete sociale spotin e protestës së 3 marsit.

Rolin kryesor në spot e luan aktorja Rajmonda Bulku, e cila përfaqëson “Nënën Shqipëri”. Bulku i bën thirrje shqiptarëve që të mos lejojnë qeverinë e korruptuar që t’iu mbyllë gojën dhe t’iu marrë lirinë.

“Bijtë e mi shqiptarë unë jam Nëna Shqipëri, jam zonjë e vjetër dhe sytë e mi kanë parë gjithë historinë e botës. Vështirësitë na kanë bërë të jemi gjaknxehtë, por në botë ne njihemi si misionarët e dashurisë.

Sot ju flas se jam në ditët e mia më të vështira, se shoh fëmijët e mi të vrarë nga varfëria, sypërlotur kur shoh shtëpinë bosh se fëmijët e mi kanë ikur nëpër botë. Ajo që më ther në shpirt është se bijtë e mi kanë hequr dorë nga Shqipëria.

Mos urrenin nënën tuaj bijtë e mi por urreni ata që na katandisën kështu. Shtëpia jonë është e bukur dhe e pasur, por është një shtëpi e vjedhur nga tradhtarë që ideal kanë vetëm paranë. Janë po këta njerëz që sot duan t’iu vjedhin lirinë dhe t’u mbyllin gojën”, shprehet Bulku në spot.