AKTUALITET, 18 Shtator 2025, 21:46

Bushati ia thotë troç Këlliçit: Ju qofshi që shkoni në Parlament ku ju tallin, mos keni hallin e rrogës?!

Bushati ia thotë troç Këlliçit: Ju qofshi që shkoni

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u pyet se çfarë do të bëjë opozita përballë shumicës në Parlament, duke u nisur nga dështimi i seancës së sotme të Kuvendit për prezantimin e qeverisë dhe të programit të saj. Ndërsa Këllici e cilësoi precedent të keq prezantimin e një roboti si Diella, për të bërë prokurorimet e vendit, analisti Andi Bushati deklaroi se opozita shkon atje për të marrë rrogën e deputetit, ndryshe nuk do të pranonin talljen dhe dhunën. 

Biseda

Këlliçi: Ne kaq kemi në dorë, të bëjmë opozitë, të flasim për korrupsionin, të bëjmë oponencën, të mos lejojmë talljen. Po lejove Diellën si normalitet, ajo vjen e të voton, mba 3 muajsh të bëhen anëtarë të tjerë të kabinetit të Diellës, mbas një viti Rama të fut të tjerë deputetë me inteligjencë artificiale, pas një mandati kërkon edhe opozitën me inteligjencë artificial. Pra po i japim karta bianca Ramës që të shkatërrojë vendin. Ia ka lënë vendin në dorë një roboti që gradohet nga qeveria.

Robotin që do të menaxhojë prokurimet e gradon qeveria, e gradon Edi Rama. Ai thotë është ok të vidhen 1 miliard euro këtëe vit nga buxheti mund t’i vjedhë inteligjenca dhe s’mban përgjegjësi se e ka bërë inteligjenca.

Këtu jemi para një skenari korrupsioni galopant korrupsioni ku për herë të parë do të kesh justifikim inteligjencën artificiale.

Unë ju falënderoj se ju jeni ndër të paktat emisione që keni folur pa fund për çështjen e inceneratorëve p.sh. që u harrua, zoti Rakipi.

Rakipi: Jo vetëm inceneratorët. Sot në pjesën e dytë kam Kurumin, që edhe kjo harrohet se keni qenë edhe ju edhe socialistët. Bankersi që ka qenë edhe te ju edhe te këta.

Këlliçi: Nëse ju flisni që ne të shkojmë dhe të sillemi në gjendje normale, kjo nuk mund të ndodhë.

Rakipi: Nuk është detyra ime kjo. PD deri tani nuk ka asnjë zgjidhje. Çfarë do të bëni ndryshe Belind?

Këlliçi: Patjetër që do të shohim veten për një politikë ndryshe me parlamentin, me qytetarët, me insticionet. Kjo nuk mund të vazhdojë më.

Bushati: Ju qofshi që shkelni atje, që ju rrahin dhe tallni, mos keni hallin e rrogës.

Këlliçi: Nuk është punë rroge, kemi vajtur për të shfrytëzuar atë hapësirë. Por kjo që ndodhi ridimensionon marrëdhënien me parlamentin.

Bushati: Ju qofshi që vazhdoni shkoni atje.

Këlliçi: Djegia e mandateve rezultoi me pasoja katastrofale.