TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria nuk ka arritur të kualifikohet në finalen e Eurovision, me këngën “Sekret” të Ronela Hajatit.
Sonte është mbajtur nata e parë e këtij kompeticioni, ku 10 vende kanë arritur të kalojnë në finale, nga 17 vende që konkuronin këtë natë.
Hajati ka patur një performancë mjaft energjike por stonoi në disa momente. Ajo nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për të kaluar në finalen e festivalit, që këtë vit mbahet në Torino të Italisë.
Vendet që kalojnë në finale:
Zvicër
Armenia
Islanda
Lituania
Portugalia
Norvegjia
Greqia
Ukraina
Moldavia
Hollanda
Vendet që nuk u kualifikuan:
Danimarka
Kroacia
Shqipëria
Bullgaria
Austria
Letonia
Sllovenia