TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani komentoi në emisionin ‘A Show’ në Syri Tv kërcënimet e Ramës ndaj SPAK. Manjani deklaroi se SPAK është dështim total ndërsa shtoi se kreu i qeverisë e sulmon për të manipuluar publikun që nuk e ka të vetin ‘të kapur’.
“SPAK është zemra e dështimit. Ka dështuar në koncept dhe në performancë. Fakti që i bëhet presion SPAK, që arresto, arresto, arresto, në fakt i duhet bërë presion, heto, heto, heto.
Fakti që SPAK i përgjigjet presionit me arrestime, tregon që është pjesë e dështimit. Këtë dështim nuk e mban dot në kurriz Edi Rama.
Këtë dështim do përpiqet ta shesë, për t’i dhënë mesazh publikuar që gjasme nuk e ka të vetin siç e akuzojnë.”-tha Manjani.
Ndër të tjera Manjani u shpreh se janë lojëra mediatike të Ramës që i përdor për të fituar pikë.