AKTUALITET, 10 Maj 2022, 18:00

Zyrtarizoi kandidaturën për kryetar të PD, Ibsen Elezi njofton konferencë për shtyp

Zyrtarizoi kandidaturën për kryetar të PD, Ibsen Elezi njofton

Pasi zyrtarizoi kandidaturën e tij përballë asaj të Sali Berishës për të "garuar" për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi  njofton se në orën 19:00 do të dalë para medias për të dhënë një konferencë për shtyp.

Njoftimi jepet nga zyra e shtypit e Komisionit të Rithemelimit, e cila është vendosur tashmë pranë selisë së Partisë Demokratike.

Ndërkohë kujtojmë se deri mesditën e datës 7 maj, Berisha ishte i vetëm në garë për kreun e PD-së.