AKTUALITET, 10 Maj 2022, 17:49

E rëndë në Tiranë, 50-vjeçari bie nga kati i 6-të i pallatit dhe humb jetën

E rëndë në Tiranë, 50-vjeçari bie nga kati i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një burrë ka rënë nga kati i 6-të dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Kasem Shima”, në zonën e Astirit.

Personi që ka humbur jetën është 50-vjeçari Krenar Aliu, i cili ka rënë nga kati i 6-të i pallatit ku ka qenë duke punuar.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.05.2022, rreth orës 16:55, në rrugën "Kasem Shima", dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i një banese ku ishte duke punuar, shtetasi K. A., 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.