TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ukraina, e cila aktualisht është nën pushtimin rus, ka marrë pjesë në Eurovision me Kalush Orchestra, një grup që ndërthur folklorin tradicional dhe hip-hopin. Ata konkurojnë me këngën “Stefania”, e cila tashmë është bërë himn në Ukrainë.
Performanca është pritur shumë mirë nga publiku, i cili i ka duartrokitur pafund dhe është ngritur në këmbë, duke kënduar njëzëri dhe duke ndjerë dhimbjen që ata po përjetojnë në këto momente.
E shkruar nga Oleh Psiuk si nderim për nënën e tij, “Stefania” është gjithashtu më e klikuara në YouTube nga këngët e Eurovision për këtë vit.
Kujtojmë që grupit prej gjashtë personash iu dha leje e veçantë për të udhëtuar në Torino të Italisë.