AKTUALITET, 10 Maj 2022, 21:20

“Rama dhe disa ndërkombëtarë donin ta linin PD në çadër”/ Meta: Ndihem sikur mezi po pres të dal nga një ëndërr…

“Rama dhe disa ndërkombëtarë donin ta linin PD në

Presidenti Ilir Meta ka folur edhe njëherë për çadrën e Partisë Demokratike dhe veprimet që bëri, që opozita të hynte në zgjedhje, duke deklaruar se Basha ishte i koordinuar me Ramën. 

Këto komente për situatën politike në vitin 2017, Meta i bëri në Top Story. 

Meta: Qëllimi ishte të bëja të pamundurën që opozita të hynte në zgjedhje, të dilte nga çadra sepse Rama dhe disa diplomatë të huaj donin ta linin ashtu PD.

Të disa ndërkombëtarëve kanë qenë këto përpjekje.

Zoti Basha ishte terësisht i koordinuar me Ramën, loja ishte e qartë. Unë ndihem sikur mezi po pres të dal nga një ëndërr. Kjo periudhë e presidencës që ende nuk ka mbaruar ka 3 faza, faza e parë, janë ca deklarata të Ramës. Presidenca ishte normale deri në momentin që opozita dogji mandatet.