LIFESTYLE, 10 Maj 2022, 21:30

Ronela Hajati "djeg" skenën e Eurovision, performancë elektrizuese, por vokali lë për të dëshiruar (video)

Ronela Hajati "djeg" skenën e Eurovision, performancë
Ronela Hajati në Eurovision

Ronela Hajati, këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë në Eurovsion, ka performuar e para në natën hapëse të këtij kompeticioni, që mbahet në Torino të Italisë. 

Hajati këndoi këngën "Sekret" dhe performoi në skenë, sëbashku me disa balerinë. 

Performanca në skenë me balerinët, ka qenë vërtet elektrizuese dhe mjaft energjike, duke marrë duartrokitjet e publikut, por vokali i këngëtares në disa momente ka lënë për të dëshiruar, sepse ajo ka stonuar. 

Mbrëmjen e sotme garuan 17 vende, nga të cilat vetëm 10 u kualifikuan. 

Vendet që kaluan në finale:

Zvicër

Armenia

Islanda

Lituania

Portugalia

Norvegjia

Greqia

Ukraina

Moldavia

Hollanda

Vendet që nuk u kualifikuan:  

Danimarka

Kroacia

Shqipëria

Bullgaria

Austria

Letonia

Sllovenia

VIDEO: (Ronela Hajati - Eurovision)