AKTUALITET, 10 Maj 2022, 21:58

Ç’po ndodh? Rama me Manjën thërrasin mediat në PS, mëngjesin e së mërkurës

Ç’po ndodh? Rama me Manjën thërrasin mediat në PS,

Zyra e shtypit e kryeministrit Edi Rama ka njoftuar mediat për një konferencë për shtyp që i pari i qeverisë do të bërë mëngjesin e së mërkurës në selinë e Partisë Socialiste.

“Nesër në 10.00 Kryetari Edi Rama do të zhvillojë një konferencë për mediat, së bashku me Ministrin Ulsi Manja, nga selia e PS”, – thuhet në njoftimin e shpërndarë nga selia rozë.

Zyra e shtypit e PS-së nuk ka dhënë më shumë detaje për konferencë të pazakontë të Ramës dhe Manjës nga selia e partisë.