AKTUALITET, 10 Maj 2022, 18:46

Nxirren nga humnera turistët gjermanë, njëri humbi jetën, të tjerët dërgohen në spital

Nxirren nga humnera turistët gjermanë, njëri humbi jetën,

Ekspedita ndërmjet Thethit dhe Valbonës ka përfunduar në tragjedi për një grup turistësh gjermanë ditën e sotme.

Ata u rrëzuan në orët e mesditës duke qëndruar të bllokuar për disa orë. Si pasojë e rrëshqitjes njëri prej tyre ka ndërruar jetë.


Pjesa tjetër e turistëve janë nxjerrë pas disa orësh përpjekje për shkak të terrenit të vështirë dhe tashmë do të transportohen drejt spitalit të Traumës.

Mësohet se turistët ishin duke shkuar drejt Thethit dhe janë rrëzuar në shtegun që të nxjerr nga alpet e Valbonës në ato të Thethit. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë.