TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rivali i vetëm përballë Sali Berishës në zgjedhjet e 22 majit, Ibsen Elezi përmes një deklarate nga selia e PD-së bëri të ditura kërkesat e tij për të patur një process të rregullt si dhe disa nga pikat ku do të mbështesë kandidimin.
Ishte deklaratë e shkurtër por Elezi e bëri të qartë se kërkon shtyrjen e zgjedhjeve për të paktën 14 ditë si dhe largimin nga komisioni izgjedhjeve për kryetar të Albana Vokshit dhe Eno Bozdos, të cilët i akuzon për vjedhje të votave në zgjedhjet e 13 qershorit dhe17 korrikut, vitin e kaluar.
“ Do të arrijë të bëj kthimin e partisë në vlerat konservatore, kthimin e besimit të humbur tek demokratët. Do vendos standarde për karrierën dhe do të bëj hapjen ndaj figurave publike dhe akademike të djathta. Do mbështetem tek vlerat tradicionela të popullit tone dhe ndërtimin e një lidershiqi të qëndrueshëm.
Do kem një model të ri qeverisje dhe jo si ai i Edi Ramës. Modeli konservator e kthen shoqërinë e hapur në një shoqëri të mbledhur. Unë ju ofrojë një figurë të re. Kjo është garë e vështirë, dhe jo e barabartë, por unë jam këtu për të bërë thirrje të më votojnë dhe të gjithë se bashku do ia dalim.
Albana Vokshi dhe Eno Bozdo të largohen.
Në 13 qershor dhe 17 korrik 2021 kanë manipuluar votat.
Kërkoj shtyrjen e afatit të zgjedhjeve për të paktën 14 ditë.
Zhvillimin e takimeve të përbashkëta dhe duke shmangur takimet me monologje”, tha Elezi.