TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eksportet e mallrave në muajin mars të këtij viti arritën vlerën 42 miliardë lekë, duke u ulur me 11.7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më pare.
Por, referuar statistikave të publikuara sot nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme eksportet ishin 9.8 % më të larta në krahasim me muajin shkurt.
Në uljen e eksporteve prej 11.7 %, ndikuan negativisht grupet “materiale ndërtimi dhe metale” me 8,6 pikë përqindje, “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 4.8 pikë përqindje dhe “produkte kimike dhe plastike” me 0.6 pikë përqindje.
Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet “ushqime, pije, duhan” me 1.6 pikë përqindje, “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 0.8 pikë përqindje, dhe “tekstile dhe këpucë” me 0.2 pikë përqindje.
Ndërkohë edhe importet e mallrave shënuan rënie. Të dhënat tregojnë se importet e mallrave arritën vlerën 81 miliardë lekë, duke u ulur me 3.7 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 15.9 %, në krahasim me shkurtin 2023.
Deficiti tregtar i këtij muaji është 38 miliardë lekë, duke u rritur me 6.9 %, krahasuar me marsin 2022 dhe me 23.3 %, në krahasim me shkurtin 2023.