TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioni Rregullator vendosi sot për përdorimin e pajisjes elektronike të identifikimit të zgjedhësve, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.
Gjithashtu, Komisioni Rregullator vendosi përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve (ekraneve), për regjistrimin dhe shfaqjen e fletëve të votimit në Vendin e Numërimit të Votave.
Ndër vendimet e sotme të Komisionit Rregullator ishte dhe përdorimi i sistemit të transmetimit video në kohë reale të monitorimit të numërimit të votave nga VNV, në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në bazë të rregullave procedurale të miratuara me akt normativ nga ky Komision.