TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ironizoi sot në takimin me banorë të njësisë 2 hapjen e fushatës së koalicionit "Bashkë fitojmë".
Veliaj tha se deri dje, për opozitën stadiumi ishte arena e korrupsionit, arena e mashtrimit, arena e betonit, arena e kullave, arena e “Rilindjes”.
"Por, krejt papritur, këtë fundjavë u bë 'Arena e demokracisë dhe e lirisë'. Ti mund të shash sa të duash, por punën e qeverisë së Edi Ramës dhe të Partisë Socialiste nuk e mohon dot. Se vjen momenti ku do shkosh, e do ta bekosh, e do ta vlerësosh, e do bësh selfie, e do futesh me autobus, e do parkosh makinat mbi sheshin “Italia” dhe demokratët e shkretë erdhën për të parë stadiumin, se nuk iu lejohej, se ngaqë ishte stadiumi një zonë e ndaluar, të shkretët erdhën për të parë stadiumin. Sa panë stadiumin, ikën, edhe ngeli Saliu me karriget bosh”, tha Veliaj.
Veliaj u shpreh se që nga hapja e fushatës opozita nuk ka dalë nga shtëpia.
"E keni vënë re, nuk kanë bërë asgjë në tre ditët e fundit? Që kur iu dështoi stadiumi, nuk kanë dalë nga shtëpia. Duhet me i parë në sy dhe me u thënë dilni bëni ndonjë aktivitet, se edhe 20 ditë fushatë kanë mbetur”.
Kandidati i PS-së për Tiranën theksoi se, shpenzimet e Berishës dhe Metës në hapjen e fushatës ishin marramendëse, sidomos për një parti që është pa vulë, pa logo dhe pa emër.
“Nga vijnë këto para? Nga vijnë këto financa? Kur shikon si rusët çdo muaj ndajnë një divident special për Monikën dhe Ilirin, ti e kupton fare mirë. Ata hanë bukën e Amerikës, dhe bëjnë duvanë e rusëve; si thoshin gjyshet tona, ‘hanë bukën e Perëndimit dhe bëjnë duvanë e sovjetikut’. Janë nga ata që këtej shqetësohen për integrimin e Shqipërisë, por ama nuk kanë refuzuar asnjë dërgesë bankare të rusëve. Ne mbrapa tek rusët dhe sovjektikët nuk kthehemi kurrë, ne do shkojmë përpara me Europën dhe Amerikën”, tha Veliaj.