AKTUALITET, 18 Prill 2023, 19:21

"Pastërtia e kandidatëve tanë i shton ankthet dhe marrëzitë palës tjetër", Meta ka një apel për koalicionin: Të promovojmë vlerat më të larta të qytetarisë 

"Pastërtia e kandidatëve tanë i shton ankthet dhe

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar zhvillimet nga fushata për zgjedhjet e 14 majit dhe ka bërë një apel për koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Meta deklaron se integriteti dhe pastërtia e kandidatëve i shton ankthet dhe marrëzitë palës tjetër, referuar Partisë Socialiste.

Ai kërkon promovimin e vlerave më të larta të qytetarisë dhe të bashkëpunimit me të gjithë qytetarët e lënë pas dore gjatë këtyre katër viteve.

“Jemi në një garë ku superioriteti, integriteti, pastërtia e kandidatëve tanë, përveç programeve të tyre mjaft tokësore, realiste, të realizueshme, përveç fushatës së tyre të mrekullueshme duke i takuar qytetarët, tashmë ka bërë një diferencë, e cila vetëm i shton ankthet palës tjetër dhe marrëzitë. Dhe natyrisht që ne do të vazhdojmë ta thellojmë këtë diferencë, duke ruajtur këtë pozitivitet të jashtëzakonshëm të fushatës sonë, këtë transparencë të jashtëzakonshme të fushatës sonë dhe duke promovuar vlerat më të larta të qytetarisë dhe të bashkëpunimit me të gjithë qytetarët e lënë pas dore në bashkitë tona gjatë këtyre katër viteve. Bashkë????Fitojmë!”, ka shkruar Meta.