TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për ish-policin Altin Morina.
Ish-efektivi i RENEA Altin Morina, i shpallur në kërkim që prej Majit të vitit 2024 në kuadër të operacionit “Revanshi” u arrestua gjatë orëve të vona të mbrëmjes së të enjtes, ku dyshohet se me vete mbante edhe një pistoletë.
Ai akuzohet se bashkëpunonte me Durim Bamin për të organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës. Ish efektivi i RENEA-s ka qenë arrestuar edhe më herët, në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte në zonën e Kodrës së Diellit iu gjetën 113 mijë euro.
Në prill të atij viti ai u lirua nga Gjykata e Tirsnës dhe u la me detyrim paraqitje pasi paraqiti në gjykatë faturën që tregonte se ia kishte marrë paratë një biznesmeni për problemet e tij personale. Në atë kohë, policia kishte dyshime se ai kishte lidhje me grupin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.
Emri i tij doli sërish në skenë në maj 2024 në kuadër të operacionit “Revanshi” ku u goditën 7 grupe kriminale dhe u lëshuan 50 urdhër-arreste.
Altin Morina rezulton gjithashtu se është përjashtuar disa vite më parë nga Policia e Shtetit për ushtrim dhune dhe moszbatimin e urdhrit të eprorit. Përjashtimi i tij është bërë në 2015 nga ish Drejtori Artan Didi, por Morina u rikthye në detyrë nga Gjykata Administrative e Apelit, madje ka detyruar shtetin t'i paguajë si dëmshpërblim edhe 8 paga.
Në atë kohë, Morina i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, e cila 11 shkurt 2015 ka vendosur “Pranimin pjesërisht të kërkesë së Altin Morinës dhe detyrimin që Drejtoria e Përgjithshme e Policisë t’i paguajë 8 muaj paga dëmshpërblim për përjashtim të paligjshëm nga policia.
Por ky vendim u ankimua nga efektivi në Gjykatën Administrative të Apelit, e cila më 1 tetor 2015, shfuqizoi edhe vendimin e Drejtorit të Përgjithshëm për përjashtimin e Morinës dhe la në fuqi detyrimin për t’i paguar 8 paga. Policia bëri rekurs kundër Apelit Administrativ. Por ishte po Policia e Shtetit që në datë 30 dhjetor 2022 hoqi dorë nga rekursi. Dhe në këto kushte, Gjykata e Lartë në 2 shkurt të atij viti, vendosi rrëzimin e rekursit duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit.