AKTUALITET, 5 Prill 2025, 12:54

Euro fitoi lehtë terren në kursin e këmbimit me lekun, çfarë ndodh me dollarin

 

Euro fitoi lehtë terren në kursin e këmbimit me lekun,

MOnedha europiane Euro fitoi lehtë terren gjatë javës në kursin e këmbimit me lekun. Ndërsa monedha e gjelbër amerikane u forcua lehtë në raport me lekun.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në tregun valutor, gjatë kësaj jave një dollar blihet sot me 89,86 lekë dhe në fillim të javës u ble me 91,17 lekë duke u forcuar në fundjave me 1,31 lekë.

Dollari shënoi rënie edhe në shitje. Ne fillim të javës monedha e gjelbër u shit me 92,18 lekë dhe në fundjavë një dollar u shit me 1,39 lekë më pak , në kuotën e 90,79 lekëve.

Ndërsa një euro u këmbye këtë të shtunë në blerje 98,90 lekë, kundrejt 98,82 lekë që ishte në fillim të javës, duke shënuar një forcim me 0.08 lekë dhe u shit me sot me 99,58 lekë kundrejt 99,56 lekë që shënoi në 1 prill, ose 0,02 lekë më pak.

Banka e Shqipërisë mbështet një regjim të lirë të kursit të këmbimit, ku kërkesë oferta orienton ecurinë e tregut valutor.

Sipas tyre, ecuria e kursit të këmbimit valutor varet nga kërkesë oferta në treg dhe ndryshimet që kanë ndodhur reflektojnë zhvillimet reale pozitive në ekonominë shqiptare si dhe luhatjet në bursat ndërkombëtare.